Kthehu te Shërbimet
Germim me Diafragmë
Germime precize për mure nëntokësore, themele të thella dhe struktura mbajtëse, me stabilizim duke përdorur bentonit.
Teknologji e avancuar për themele të thella
Muri me diafragmë është një strukturë nëntokësore e ndërtuar duke gërmuar një kanal të ngushtë dhe të thellë, i cili mbushet me beton dhe armaturë. Kjo teknikë përdoret për të krijuar mure mbajtëse, themele të thella dhe struktura nëntokësore.
Avantazhet e metodës
Thellësi deri 30m
Mund të arrijmë thellësi të mëdha për projekte që kërkojnë themele të forta.
Precizion i lartë
Përdorim makineri dhe teknologji efikase dhe staf me pervojë në këtë fushë.
Stabilizim me bentonit
Gjatë gërmimit, përdorim llucë bentoniti për të parandaluar shembjen e mureve të kanalit.
Për çdo lloj terreni
Metoda përshtatet për terrene të forta, të buta dhe në prani të ujërave nëntokësore.
Aplikimet
- Mure nëntokësore për parkingje dhe bodrume
- Themele për ura dhe ndërtesa të larta
- Mbrojtje e shpateve dhe gërmimeve të thella
- Struktura nëntokësore (metro, tunele)
Specifikimet
Thellësi: deri 50m
Trashësi: 0.5-1.5m
Makineri të specializuara